Ballina Bota Ja sesi e shpenzon Bill Gates pasurinë e tij prej miliarda dollarësh

Ja sesi e shpenzon Bill Gates pasurinë e tij prej miliarda dollarësh

Pasuria e Bill Gates aktualisht është 96.2 miliard dollarë sipas “Forbes”.  Nëse ai do të shpenzonte 1 milion dollarë në ditë, do i duheshin 245 vjet për ta mbaruar të gjithë pasurinë e tij.

Ja sesi i bëri gjithë ato para Bill Gates.
Ai bashkëthemeloi Mikrosoftin. Në moshën 31 vjeçare u bë miliarderi më i ri në botë i të gjitha kohrave. Kur lançoi Wndows 95 ai u bë njeriu më i pasur në botë. Ka qenë në top listë për një kohë të gjatë.

Ai e la postin e CEO-s së Mikrosoftit për tu fokusuar në fondacionin “Bill & Melinda Gates Foundation”. Ka dhënë 41.3 miliard dollarë për bamirësi.

Gjithsesi Gates nuk ka ndenju pa i bërë vetes qefin me pasurinë e tij. Në vitin 1997 ai bleu një avion privat 21 milion dollarë, ka pasur shumë makina luksoze gjatë viteve madje njëherë është arrestuar për tejkalim shpejtësie me një Porsche 911.
Ai ka një art të koleksion artesh të zgjeruar. Në vitin 1988 shpenzoi 36 milion dollarë në pikturën e quajtur “Winslow Homer”. Kjo pikturë varet në shtëpinë e tij 63 milion dollarëshe e cila ndodhet afër Seattle. Kjo shtëpi ka 24 tualete, 6 kuzhina, një sallë pritjeje që mban rreth 200 njerëz dhe një lum artificial të mbushur me peshq.

Në vitin 2010 Bill, Melinda dhe njeriu i tretë më i pasur në botë për momentin, Warren Buffett krijuan “The Giving Pledge” dhe ata që ju bashkuan kësaj nisme premtuan të jepnin gjysmën e pasurisë së tyre për bamirësi.