Ballina Bota Jemi drejt një lufte të 3 botërore? Vendet europiane i dalin në...

Jemi drejt një lufte të 3 botërore? Vendet europiane i dalin në krah Britanisë: Deklaratë “e rreptë” kundër Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Gjermania i kanë dalë në krah Britanisë së Madhe në lidhje me konfliktin kundër Rusisë.

Ato dolën me një deklaratë të përbashkët rreth sulmit të agjentëve nervor në Britani, duke theksuar se përgjegjësia ruse ishte “shpjegimi i vetëm i besueshëm”.

“Ky është sulmi i parë i një agjenti nervor që pas Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në deklaratë, duke e quajtur një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar.

Bëhet me dije se 23 diplomatë rusë janë dëbuar nga Britania e Madhe. Agjenti nervor është përdorur në helmimin e një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij.

“Është një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe çdo përdorim i tillë nga një shtet palë është një shkelje e qartë e Konventës për Armët Kimike dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare, që kërcënon sigurinë e të gjithëve”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Vendet në fjalë i kanë kërkuar Rusisë që të adresojë të gjitha pyetjet që lidhen me sulmin dhe të japë detaje rreth agjentit nervor të përdorur.

“Shqetësimet tona po rriten gjithashtu në sfondin e një modeli të sjelljes së mëparshme të papërgjeshmërisë ruse. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të përmbushë përgjegjësitë e saj si një anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, shkruhet në deklaratë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook