Ballina Bota Ju prezantojmë me motelin më të frikshëm në botë

Ju prezantojmë me motelin më të frikshëm në botë

Kjo mund t’ju duket si një histori e frikshmë librash, por në fakt ‘Moteli Klloun’ është i vërtetë. Ai ndodhet në ish-qytetin e Tonopah, Nevada por nuk është vendi i duhur për të kaluar natën nëse keni frikë nga kllounët.

Moteli është i mbushur plot më kllounë. Ata janë të vendosur në raftet e librave, në çdo dhomë si edhe portrete të famshme të kllounëve janë të varur në mure.

Jo vetëm kaq, por edhe vendi është mjaft i frikshëm edhe për një arsye tjetër.

Nëse ju do të flini vetëm një natë në “Motelin Klloun” nga dritarja e dhomës tuaj mund të shihni varrezat që ndodhen fare pranë tij, ku janë varrosur më shumë se 300 persona. Ata janë banorë të zonës që kanë vdekur për shkak të një murtaje misterioze në vitin 1902 dhe 14 minatorë kanë vdekur si pasojë e një zjarri në 1911.

Që nga koha kur u bë i famshëm në internet shumë njerëz të guximshëm shkuar për të kaluar një natë në “motelin më të frikshëm”, raporton Huffpost.