Ballina Bota Ju sos durimi duke pritur, shihni motoristin çfarë i bën semaforit (VIDEO)

Ju sos durimi duke pritur, shihni motoristin çfarë i bën semaforit (VIDEO)

Një motoristi që iu sos durimi duke pritur ka shkatërruar semaforin në mes të rrugës. Ngjarja ndodhi në Kinën qendrore.

36-vjeçari, i identifikuar me emrin Xin, ndjeu se po priste shumë ndërsa semafori ishte me të kuqe dhe vendosi që ta merrte situatën vetë në duar.

Ai u filmua duke shkuar tek semafoi dhe më pas e shkul në mënyrë të dhunshme.

Motoristi kishte pritur në semafor rreth dy minuta para se ti sosej durimi.

Ai i tha policisë se para incidentit ishte i përfshirë në një debat me një mik dhe ishte në gjendje të keqe shpirtërore.