Ballina Bota Ka shpëtuar 2.4 milionë fëmijë, del në pension dhuruesi rekord i gjakut

Ka shpëtuar 2.4 milionë fëmijë, del në pension dhuruesi rekord i gjakut

Del në pension pasi ka arritur moshën limit, në Australi, 81 vjec, ai është dhuruesi më i veçantë i gjakut.

James Harrison është quajtur ‘The Man With the Golden Arm’, burri me krah të arta, sepse ka dhuruar gjak për 60 vite.

Sipas Australian Red Croos Blood Service, ai u ka shpëtuar jetën më shumë se 2.4 milion fëmijëve australianë.

Për këtë është konsiderohet një hero kombëtar. Gjaku i tij ka antitrupa unike që janë përdorur për zhvillimin e një injeksioni të quajtur Anti-D, një ilaç që shpëton jetë dhe ndihmon për të luftuar rastet e grave shtatzëna me grup gjaku Rh. Në rastet më të këqija kjo mund të shkaktojë dëmtime cerebrale ose vdekjen e të voglit.

Historia e burrit që ka thyer rekord për dhurimin e gjakut. Karriera e tij si dhurues rekord ka nisur ashtu siç tregon Cnn, në moshën 14 vjeçare, kur James ju nënshtruar një operacioni në gjoks.

Dhurimet e gjakut i shpëtuan jetën dhe kështu ai u impenjua edhe vetë për të bërë të njëjtin gjest.

Disa vite më vonë mjekët zbuluar se gjaku i tij përmbante një antitrup që mund të përdorej për një krijuar një injeksion Anti-D dhe që nga ai moment ai filloi të dhuronte gjak për të ndihmuar sa më shumë njerëz.

Mjekët ende nuk e dinë se përse Harrison ka këtë tip të rrallë gjaku, por mendojnë që kjo mund të ketë ndodhur për shkak të transfuzionit që ai mori kur ishte i ri.

Me këtë lloj gjaku në Australi janë pak a shumë 50 njerëz. ‘Cdo qese gjaku është e çmuar, por gjaku i James është i jashtëzakonshëm- ka thënë Jemma Falkenmire e Kryqit të Kuq australian.
Gjaku i tij është bërë për një ilac që shpëton-jetë’.

LEXO EDHE:  'Skifterët' shqiptarë kthehen në makthin e madrilenëve, grabisin shtëpinë e Fernandezit

Gjaku i Harrison ka antitrupa unike, që janë përdorur për një injeksion të quajtur Anti-D dhe ndihmon për të luftuar kushtet në të cilat gjaku i një gruaje shtatzënë fillon të sulmojë qelizat e fëmijës së saj që nuk ka lindur akoma, duke shkaktuar dëme cerebrale ose vdekje të fetusit.

Kjo ndodh në rastet kur nëna ka një grup gjaku Rh- (negative) dhe bebja Rh+ (pozitiv) të trashëguar nga babai. Në këto raste ekziston mundësia që gjaku i gruas shtatzënë të prodhojë antitrupa që sulmojnë qelizat e kuqe të fëmijës në bark.

Për të maPër të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook