Ballina Bota Kafshohet nga macja e tërbuar, humb jetën një person

Kafshohet nga macja e tërbuar, humb jetën një person

Një britanik ka vdekur pasi u sëmur nga tërmbimi. Ai u infektua pasi u kafshua nga një mace tërbuar gjatë një udhëtimi në Marok, thanë zyrtarët shëndetësore në Angli.

Nuk ka detaje të menjëhershme për ngjarjen, por zyrtarët e shëndetësisë kanë lëshuar një paralajmërim për udhëtarët.

Ata i kanë bërë thirrje që të mos vihen në kontakt me kafshët kur udhëtojnë në vendet e prekura nga tërbimi për shkak të rrezikut të infektimit nga sëmundja.

Tërbimi nuk ka qarkulluar as tek kafshët egra as tek ato shtëpiake në Britaninë e Madhe, por mes viteve 2000-2017 të paktën 5 britanikë u infektuan me sëmundjen pas ekspozimit me kafshët jashtë vendit.

Asnjë rast njerëzve të tërbuar në Britani nga kafshët nuk është raportuar që nga viti 1902.