Ballina Bota Kaos në Itali , dhjetra të plagosur

Kaos në Itali , dhjetra të plagosur

Në fillim ishte zhgënjimi i tifozëve dhe më pas paniku dhe frika deri në palc. Një natë kaosi, dhe me shumë të plagosur kjo e sotmja, në sheshin San Carlo në qendër të Torinës, Itali.

Një natë për tu harruar kjo e sotmja në sheshin e veshur bardh e zi për të ndjekur finale e Champions përmes ekranit gjigant të vendosur pikërisht për këtë eveniment.  ANSA dhe mediat e tjera italiane flasin për 200 të plagosur, por asnjëri në gjëndje të rëndë

Në momentin kur ishte shënuar goli i tretë i Realit shpërthen kaosi. “Njerëzit bërtisnin, shtynin dhe nisën të largoheshin të alarmuar” thonë dëshmitarët, të cilët menduan fillimisht mos ishte një atentat

Shumë persona kanë mbetur të plagosur nga shkelmat e njerëzve të cilët vraponin të tmerruar.  Fillimisht është dëgjuar një zhurmë e madhe dhe më pas u mësua se ishte shembur një pjesë kangjellave të pjesës që të çonte tek parkimt nëntokësor. Shembja ka shkaktuar panik.