Ballina Aktualitet Kapat shqiptari me 1 kg kokainë – Udhëtonte me “Mazda” nga Amsterdami...

Kapat shqiptari me 1 kg kokainë – Udhëtonte me “Mazda” nga Amsterdami drejt Paderbornit dhe e fshihte drogën në…

Policia e shtetit Gjerman ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar teksa tentonte të transportonte mbi 1 kg kokainë.

Shqiptari po udhëtonte me makinën e tij “Mazda” nga Amsterdami drejt Paderbornit, transmeton albinfo.ch.

Policia nisi të dyshonte mbi të pasi ai deklaroi se kishte shkuar në Hollandë për pushime te kushëriri, por në makinën e tij nuk gjendej asnjë valixhe me rroba apo sende personale.

Gjatë kontrollit të imtësishëm iu gjet në pjesën e mbrapme të ulëses së shoferit një pako kartoni për qesen e fshesës elektrike (pluhurthithëses). Në të ishte vendosur një sasi kokaine pre 1.12 kg. Vlera e shitjes në treg e sasisë së kapur të drogës është rreth 77 mijë euro.

I arrestuari i është dorëzuar sektorit të ndjekjes të Zyrës Doganore në Essen, ku priten masat penale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook