Ballina Bota Kënga e “pulës izraelite” në Eurovizion e vjedhur?! Nëse vërtetohet fitorja i...

Kënga e “pulës izraelite” në Eurovizion e vjedhur?! Nëse vërtetohet fitorja i kalon shqiptares

Mesa duket pula izraelite i paska punët keq pasi tekstshkruesit e këngës fituese të Eurovizionit “Toy” janë kërcënuar për plagjaturë.

Nëse konfirmohet diçka e tillë atëherë fitorja i kalon këngëtares shqiptare që përfaqësoi Qipron, Eleni Fouriera.

Kompania amerikane ‘Universal Music Studios’ ka thënë se kënga e Nettës është kopjuar nga hiti i grupit amerikan The White Stripes, Seven Nation Army.

Kritikët e muzikës kanë vënë re ngjashmëritë mes muzikës së dy këngëve. Avokatët e Universal kanë thënë se ka ngjashmëri në ritëm dhe në harmoni.

“Netta nuk dëshiron të komentoj këtë incident”, shprehet publicisti i këngëtares që fitoi Eurovizionin.

Nëse kompania amerikane “Universal Music Studios” fiton gjyqin atëherë Izraeli është i detyruar të dorëzojë titullin, si dhe mund të humbasë mundësinë të mos zhvillojë festivalin e Eurovizion vitin e ardhshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook