Ballina Bota Kjo është Pasaporta më e fuqishme në Botë

Kjo është Pasaporta më e fuqishme në Botë

Renditja bazohet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, i cili mban bazën më të madhe dhe më gjithëpërfshirëse në botë të informacionit të udhëtimit.

Gjermania renditet e para ne bote per pasaporten me te fuqishme.Indeksi vjetor i pasaportave “Henley” ka publikuar renditjen e pasaportave sipas numrit të vendeve që qytetarët mund të udhëtojnë pa viza. Ky është viti i pestë që vendi europian kryeson renditjen e “Henley”.

Qytetarët gjermanë tani mund të vizitojnë 177 vende pa viza. Në tetor, një listë e veçantë në rang  ndërkombëtar “Global Power Passport”, e cilësoi pasaportën e Singaporit si më të fuqishmen në botë.

Por Gjermania që prej asaj kohe ka rikuperuar vendin e parë në atë renditje, duke forcuar pozitën e saj dhe duke lënë Singaporin në vend të dytë.

Shqipëria renditet në vendin e 52 dhe shqiptarët mund të lëvizin lirshëm në 100 vende.

Më poshtë janë edhe 15 vendet që kanë pasaportën më të fuqishme, bazuar në numrin e vendeve që qytetarët mund të vizitojnë pa viza:

1- Gjermania 177

2- Singapori 176

3- Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar 175

4- Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Spanja, Zvicra 174

5- Irlanda, Koreja e Jugut, Portugalia, SHBA 173

6- Kanadaja 172

7- Australia, Greqia, Zelanda e Re 171

8- Republika Çeke, Islanda 170

9- Malta 169

10- Hungaria 168

11- Lihtenshtajni, Sllovaki, Slloveni 167

12- Letonia, Lituania, Malajzia 166

13- Estoni 165

14- Polonia 163

15- Monako 162

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook