Ballina Bota Kjo grua ka bërë seks për 365 ditë dhe kjo gjë i...

Kjo grua ka bërë seks për 365 ditë dhe kjo gjë i ka ndryshuar jetën për mirë

Kur fillon një lidhje është pak e vështirë ti mbani duart larg nga partneri apo partnerja juaj. Kur plakemi dhe jemi me fëmijë, na kërkohet më shumë pune, përgjegjësitë rriten dhe përfundojmë duke bërë miliona gjëra ndërsa romancën dhe intimitetin tonë në çift e lëm mbas dore.

Brittany Gibson vendosi të veprojë dhe ta ndryshojë jetën e saj seksuale. Ajo është bogere dhe autore e biografisë “Fat Girl Walking”.  Ajo bashkë me burrin e saj vendosën që të bëjnë seks përditë për një vit rresht, pavarsisht çdo gjëje tjetër.

Ajo e nisi blogun e saj kur ishte një mama shtëpiake bashkë me fëmijët e saj të vegjël. Ne atë kohë interneti ishte plot me gjëra të bukura nga jetë e të tjerëve, por jeta e saj jo. Ajo nuk bente një jetë të tillë dhe ato gjëra të bukura nuk ishin të vërteta në jetën e saj.

Brittany e pranon që gjithmonë ka qenë pak e palumtur me peshën e saj. Rritja e peshës së saj ishtë një luftë për të dhe kjo luftë e kapi në moshën madhore. Pasiguritë e saj e ndoqën atë dhe në shtrat me burrin e saj.

Pasiguritë në lidhje me trupin dhe format e saj e veçuan atë nga familja e saj emocionalisht. Ajo ndjeu se kjo gjë e kishte bërë të “tmerrshme në intimitetin” e saj. Për këtë gjë nuk ja hidhte fajin bashkëshortit të vetë por vetes për pamundësinë që nuk i hidhte poshtë pasiguritë e saj.

Çdo ditë përdorte justifikime si çështje menstruale apo fëmijët kishin makthe. Problemet me veten e saj po i shkaktonin një të çarë midis saj dhe burrit të saj dhe ai nuk po e kuptonte dot pse ajo nuk i besonte sigurisë së tij.

LEXO EDHE:  Grida Duma reagon ashpër ndaj deputetëve të PS: Shqiptarët habiten si s'keni turp, ju më thoni pse nuk kam...

Më në fund ajo kuptoi që gjërat duhej të ndryshonin dhe i erdhi ideja për të bërë seks përditë me burrin e saj. Për të ishte më shumë se të mësonte të pranonte veten e saj dhe doli në përfundimin se po e çonte veten e saj në një “humnerë” të pafundme, ku ajo ndjehej jo e sigurtë, por me këtë gjë mësoi më shumë sesi të “notojë” dyshimet e saj.

Për tu ndjerë dhe dukur sa më “hot”, ajo bleu disa veshje dhe të brëndshme që me të vërtetë e bënë të dukej seksi. I pëlqente me të vërtetë sesi dukej në to dhe ndjehej rehat kur i kishte ato të veshura.

Ndërsa sesionet e seksit vazhdonin, intimiteti i çiftit u rrit dhe jashtë “shtratit”. Ata ishin më romantikë me njëri-tjetrin, fërkoheshin apo preknin krahët ndërsa shkëmbeheshin dhe putheshin më shumë përpara se të shkonin në pune ndryshe pëshëndetjet e ftohta që bënin më përpara.

Mbas tre muajsh ajo e pëlqente seksin përsëri. Ishte e lumtur. Mbas 6 muajsh ajo ndjehej më rehat me trupin e saj dhe më rehat gjithashtu me jetën e saj.

Rezultati mbas një viti?
Më në fund ishte shum rehat me trupin e saj kur ecte në shtëpi lakuriq dhe ajo e ndjente këtë gjë. Çifti nuk vazhdoi më të bënte seks përditë por intimiteti i tyre rezistoi dhe është po i njëjti. Më e rëndësishmja qendronte tek fakti se ajo ndjehej përsëri tërheqëse me trupin e saj për burrin e vetë.