Ballina Bota Koha për udhëtim! Arusha hap derën e makinës dhe fut këlyshët brenda...

Koha për udhëtim! Arusha hap derën e makinës dhe fut këlyshët brenda (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në New York ku një arushë ka hapur derën e një makine dhe ka futur këlyshët brenda.

Në video shihet gjitari që shkon drejt makinës dhe hap derën e pasme.

Duke përdorur gojën e saj, ajo hap derën e pasme dhe shikon brenda automjetit.

Klipi përfundon me këlyshët që largohen nga makina drejt aventurës së tyre të ardhshme.

Nuk dihet nëse makina është dëmtuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook