Ballina Bota Konferencat për shtyp të Merkel dhe Trump në G7 anulohen

Konferencat për shtyp të Merkel dhe Trump në G7 anulohen

Samiti i G7 në Taormina të Italisë, një nga më impenjativët e viteve të fundit nuk ka mundur ende të gjej sintezën e duhur të bashkëpunimit mes 7 vendeve më të fuqishme të botës në çështje të lidhura me klimën, tregtinë ndërkombëtare dhe krizën e emigrantëve.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në mënyrë surprizuese ka anulluar konferencën e saj të shtypit me mediat ndërkombëtare ku ka bërë vec një bashkbisedim të vogël me gazetarët e saj gjerman.

Gjithashtu dhe Presidenti amerikan Donald Trump nuk do marrë pjesë në konferencën e fundit të G7 por do të largohet menjëherë pas drekës së punës. Para se të lërë Italinë presidenti amerikan do të ndalet në bazën ushtarake në Sigonella ku do të flas para trupave amerikane.