Ballina Bota Konflikti për ishujt/ Rriten tensionet në Egje, turqit godasin anijen greke

Konflikti për ishujt/ Rriten tensionet në Egje, turqit godasin anijen greke

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur në Egje mes Turqisë dhe Greqisë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Mediat greke raportojnë se pak para mesnatës së djeshme në ishujt që Turqia i njeh me emrin Kardak, ndërsa Greqia Imia, një anije patrullimi turke ka goditur një anije greke që ishte e ndaluar në det.

Incidenti ka ndodhur mes ishullit grek Dodacanese dhe brigjeve të Turqisë Jugperëndimore.

Anija greke ka pësuar dëme materiale në pjesën e pasme të saj, ndërkohë që mësohet se incidenti nuk është raportuar nga mediat turke.

Ky është incidenti i parë serioz mes dy vendeve gjatë muajve të fundit pas fërkimeve të shumta në këtë zonë, një mosmarrëveshje që zgjat prej dekadash mes Turqisë dhe Greqisë, mbi ishujt e pabanuar në Egje.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Publikohen pamjet e tmerrshme, luani shqyen turistin e moshuar

Konflikt ky që i vendosi të dy vendet në prag të një konflikti të armatosur në 1996 kur Ankaraja dhe Athina dërguan forcat detare në dy ishuj fqinj si shenjë e një konfrontimi të pritshëm.

Por pas presionit diplomatik të ushtruar nga Shtetet e Bashkuara të dy vendet i tërhoqën trupat, duke u shmangur kështu një konflikt i armatosur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook