Ballina Bota Koreja e Veriut provokon sërish, Japonia gati t’i kundërpërgjigjet

Koreja e Veriut provokon sërish, Japonia gati t’i kundërpërgjigjet

SHPËRNDAJE

Koreja e Veriut kryen testin e tretë raketor brenda tre javësh dhe këtë herë, Japonia është gati të ndërrmarrë veprime konkrete pasi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi e shtetit komunist ra në oqean, më pak se 200 milje nga bregdeti i saj.

Si Tokio, ashtu edhe Seuli, reaguan menjëherë ashpër. Krerët e mbrojtjes së Koresë së Jugut thonë se Pheniani do të përballet me ndëshkimin e rreptë të ushtrisë së fqinjit të tij jugor.

Raketa e lëshuar së fundi besohet t’i përkasë serisë Skud. Sipas koreano-jugorëve, ajo ka fluturuar për gati 450 km dhe qëndroi në ajër pothuajse 6 minuta. Japonia pretendon se raketa ra brenda zonës së saj ekskluzive detare, një zonë ujore kjo që shtrihet për 200 milje detare nga bregdeti japonez.

Tokio e konsideron lëshimin si një akt tejet problematik për sigurinë e anijeve dhe të avionëve e thotë se ai përbën shkelje të qartë të rezolutës së OKB-së.

Comments

comments