Ballina Bota Kultivonin kanabis në serën e domateve, në pranga fermeri shqiptar dhe punëtorët...

Kultivonin kanabis në serën e domateve, në pranga fermeri shqiptar dhe punëtorët e tij (Foto)

Katër persona kanë përfunduar në pranga nga policia italiane për kultivim të marijuanës.

Policia zbuloi një fermë ku kultivohej kanabis, e cila ishte në pronësi të 36-vjecarit shqiptar, Andi Sina.

Përpos tij në pranga kanë rënë Enio Toska, 18 vjeç (shqiptar) dhe Maria Alina Lupu 37 vjeç dhe Alexandru Enachi, 18 vjeç me kombësi rumume.

Gjatë kontrollit rutinë të policisë brenda serës ku kultivoheshin domate, u gjetën shumë rrënjë marijuane të lartësisë nga 180 deri në 230 cm. Numri i saktë ende nuk është publikuar nga policia.

Për më tepër, janë gjetur 10 gram kokainë në banesën e shqiptarit, Andi Sina. Po kështu gjatë kontrollit policor u gjetën 18 fishekë dhe 1 pistoletë.

36-vjeçari shqiptar kishte ngritur një mekanizëm me magnet, përmes së cilit vidhte energjinë elektrike me të cilën punonte sera.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook