Ballina Bota Kush është studentja 18-vjeçare Mariam Moustafa? Vrasja brutale e saj shkaktoi zemërim...

Kush është studentja 18-vjeçare Mariam Moustafa? Vrasja brutale e saj shkaktoi zemërim në dy kontinente

Policia britanike po heton në lidhje me faktin nëse një sulm ndaj një studenteje  egjiptiane që shkaktoi zemërim në vendin e saj të origjinës ndodhi për motive racore.

Mariam Moustafa, 18 vjeçe, vdiq të mërkurën pasi u sulmua nga një grup në Nottingham tre javë më parë. Në Egjipt nuk kanë dyshime se ky sulm kishte motive raciste.

Prokuroria e Përgjithshme e Egjiptit ka kërkuar informacion në lidhje me hetimin e vdekjes së saj nga zyrtarët britanikë, sipas BBC.

Ambasada egjiptiane tha se kishte “ndjekur nga afër” rrethanat e “sulmit të egër” dhe kishte “shprehur nevojën që përgjegjësit të silleshin para drejtësisë” nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.

“Shqetësimi i thellë i publikut egjiptian është i dukshëm dhe ambasada mbetet e fokusuar në përpjekjet e saj për të mbështetur dhe ndihmuar familjen e pikëlluar të Mariam, jeta e të cilëve është shkatërruar nga humbja e tyre traumatike”, thuhet në deklaratë.

Policia e Nottinghamshire tha: “Në këtë kohë, nga hetimi ynë, nuk ka informacion për të sugjeruar se sulmi ishte i motivuar nga urrejtja”, ndërsa hetimet vazhdonin.

Para se studentja të vdiste nga plagët e marra, policia e kishte arrestuar një 17 vjeçare për të cilën dyshohet se e kishte sulmuar Mariam-in, por së shpejti ishte liruar pasi ishte paguar dorëzania për të. Por, daja i vajzës së vrarë thotë se në sulmin, në afërsi të Victoria Center në Nottingham nuk ka marrë pjesë vetëm një vajzë, por një bandë e tërë prej nja dhjetë vajzash.

Motra e studentes së vrarë pasi ka treguar se çfarë i kishte thënë Mariam për sulmin para se të binte në koma, shtoi se kishte parë disa nga njerëzit e përfshirë “duke qeshur për komën e motrës sime” në Instagram.

LEXO EDHE:  Si i shpëtoi durrsakja trafikantëve në Francë, denoncimi që shkatërroi rrjetin e prostitucionit

“Unë u trondita dhe ata duhet të turpërohen nga vetja,” shtoi ajo.

“Ne menduam Anglinë të jetë e ardhmja jonë, të jemi një inxhiniere një ditë, çdo gjë që dëshironim të bëhemi, prandaj babai im na solli në Angli.

“Por duket sikur na ka shkatërruar, nuk menduam se Anglia ishte e tillë.”

Babai dhe motra e studentes së vrarë

Babai i Moustafa, Hatim Moustafa, tha: “Kur Mariam u lind, bëra më të mirën për të.

“Kam ardhur këtu për të ardhmen e saj dhe për arsimin, për vajzën time, për të qenë inxhinierie, por tani nuk është e drejtë”.

Policia e Nottinghamshire tha se zonja Moustafa ishte “goditur disa herë” jashtë Qendrës Victoria në Parlament Street në orën 20:00 më 20 shkurt.

Ajo më pas mori një autobus, por u ndoq “nga i njëjti grup i grave që kërcënonin dhe abuzonin ndaj saj”.

Egjiptianen e re e kishe shpëtuar shoferi i autobusit urban. Këtë informatë e kanë konfirmuar nga kompania Nottingham City Transport.

“Mendojmë se opinioni duhet të dijë për veprimin heroik të vozitësit tonë i cili doli në mes të viktimës dhe një numri të madh të sulmueseve. Në fund, vozitësi arriti që ato t’i dëbojë nga autobusi. Gjithashtu dëshirojmë të theksojmë se i kemi dorëzuar policisë xhirimet e kamerës së sigurisë të autobusit dhe jemi duke ndihmuar në marrjen e gjurmëve të gishtave në mënyrë që më lehtë të identifikohen sulmueset.

Pasi e ka qetësuar situatën, shoferi ka thirrur ndihmën emergjente. Daja e Mairam Moustafa pretendon se spitali së shpejti e kishte liruar mbesën e tij, por se pas disa orëve ajo ishte ankuar se nuk ndihej mirë. Në fund ishte kthyer në spital ku kishte rënë në komë dhe kurrë më nuk ishte zgjuar.

LEXO EDHE:  Hani brokoli me kos dhe do të mahniteni nga rezultati

Moustafa ishte një studente inxhinierike në Kolegjin Nottingham. Yultan Mellor, një zëvendës-drejtor në kolegj, tha se Mariam ishte “e pëlqyer dhe e aftë” dhe kishte “aspirata të forta për studimet e saj të ardhshme dhe karrierën eventuale”.

Mikja i saj më e mirë, Mariam Jankeh John, tha se ajo ishte “e dashur, e gëzuar  dhe inteligjente”.

“Nuk mund ta imagjinoj dikë aq miqësor, të qetë dhe të gëzuar, si Mariam mund të jetë viktimë,” tha ajo.

Deklarata e lëshuar nga Ambasada Egjiptiane shtoi: “Konsullori i përgjithshëm i Egjiptit dhe këshilltari mjekësor, si dhe një përfaqësues nga ambasada u dërguan menjëherë për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për familjen në këtë kohë shkatërruese.

“Ata u informuan nga avokati i familjes mbi zhvillimet e fundit mjekësore dhe ligjore”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook