Ballina Bota Ky është shteti që “zhvesh” policet femra për të joshur turistët (FOTO)

Ky është shteti që “zhvesh” policet femra për të joshur turistët (FOTO)

Një qytet në Liban ka ndryshuar kodin e veshjes për policet femra dhe kjo bëhet për të tërhequr sa më shumë turistë.

Në qytetin Broumana oficeret femra tashmë dalin në rrugë, në krye të detyrës, veshur me pantallona të shkurtra, për të treguar këmbët e gjata dhe elegante.

Kjo do të jetë uniforma e tyre gjatë muajve të verës, e zgjedhur nga kryebashkiaku i qytetit për të përmirësuar imazhin e vendit dhe për të rritur turizmin.

Ndërsa oficerët meshkuj do të vijojnë të veshin uniformën e vjetër, duke sjellë edhe reagime.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook