Ballina Bota Ky restorant do të jetë i pari ku njerëzit do të paguajnë...

Ky restorant do të jetë i pari ku njerëzit do të paguajnë në bazë të numrit të ndjekësve në Instagram

Në Milano do të hapet restoranti i parë ku njerëzit do të paguajnë në bazë të numrit të ndjekësve në Instagram. Restoranti do inaugurohet të enjten më 11 tetor.

Dy vëllezërit italianë, Matteo dhe Tommaso Pittarello, në restorantin e ri do të ofrojnë 1 ose më shumë pjata falas bazuar në numrin e ndjekësve në rrjetin social më popullor.

”Ne duam që klientët të luajnë me ne dhe të ndjehen pjesë e projektit tonë”, – thanë vëllezërit.

 Sistemi është shumë i thjeshtë. Ju porosisni pjatën e parë dhe publikoni foton e saj në Instagram duke bërë tag restorantin. Pastaj në varësi të numrit të njerëzve që ju ndjekin në Instagram, ndryshon mënyra se si do të paguani.

 Nga 1000 deri në 5000 ndjekës do të kenë një pjatë më të lirë sesa ajo që kanë porositur.