Ballina Bota Shpërthime në “Manchester Arena”, dyshohet sulm terrorist. Mediat e huaja: 23 viktima...

Shpërthime në “Manchester Arena”, dyshohet sulm terrorist. Mediat e huaja: 23 viktima e dhjetra të plagosur (VIDEO)

Të paktën 23 viktima dhe dhjetra të plagosur raportohen nga mediat e huaja si pasojë e disa shpërthimeve në “Manchester Arena”. Me mijëra njerëz janë larguar me urgjencë nga stadiumi pas shpërthimeve të fuqishme që u dëgjuan pak minuta pasi Ariana Grande përfundoi koncertin e saj.

Dëshmitarët në mediat sociale kanë raportuar se kanë dëgjuar një “shpërthime masive” para se të dëgjonin turmat duke bërtitur dhe tentuar për të dalë me urgjencë nga Manchester Arena.

Prestigjozet BBC, CBSNews dhe “The Sun” raportojnë për të pakteëën dy shpërthime për të cilat, rezervohen t’i cilësojnë si akte terroriste. Megjithatë një numër i madh policësh, helikopterë dhe ambulanca janë në zonën ku dyshohet të kenë ndodhur shpërthimet. Mediat e huaja raportojnë se kaosi është aq i madh sa të dhënat janë kontradiktore si në mediat britanike ashtu edhe në rrjetet sociale.

Pas raportimit për dy shpërthime në Manchester Arena, policia është mobilizuar së bashku me ambulancat dhe ekipet e ndihmës së shpejtë. Gjithashtu dy helikopterë janë parë mbi zonën ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa policia ka kërkuar që të shmanget zona. Një banore e vendit ku ka ndodhur shpërthimi ka rrëfyer duke treguar se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në banesën e saj 4 blloqe larg vendit ku po mbahej koncerti.

Një tjetër vajzë e cila ishte prezente në koncert tregon se janë dëgjuar dy zhurma të mëdha dhe pastaj të gjithë ishin në gjendje të lartë paniku.

Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Krim i rëndë në familje/ Sherr me thika mes vëllezërve në Tiranë, një i plagosur (Emri)

I bëri “cirk” policisë nga Tirana në Fushë-Krujë, ja kush është i shumëkërkuari i arrestuar (Emri)

EMRI/ Pranga për hajdutin e makinave, kush është 45-vjeçari nga Durrësi

Artikulli paraprakHorror në “Times Square”/ Shihni pamjet dramatike kur makina shtyp kalimtarët si birila në New York
Artikulli tjetërShpërthimi, shefi i policisë së Mançesterit: U krye nga një kamikaz (Video)