Ballina Bota LIVE/ “IRMA” arrin brigjet e Floridas, shikoni se çfarë force shkatërruese ka...

LIVE/ “IRMA” arrin brigjet e Floridas, shikoni se çfarë force shkatërruese ka uragani

Tashmë një nga uraganet më të tmerrshme të viteve të fundit ndodhet në SHBA, Florida dhe ka filluar të godasë ishujt ndërsa pritet që të prek të gjithë jugun e vendit. Rreth një e katërta e shtetit të Floridas është evakuar ndërsa duket se ky uragan i kategorisë 4 do të sjellë shkatërrime të mëdha. Kjo stuhi po godetë me një fuqi ere prej 257 kilometra në orë.

Guvernatori i Floridas, Rick Scott, nëpërmjet një konference për shtyp i ka kërkuar të gjithë banorëve që të evakuohen.

“Stuhia është këtu. Era e fortë dhe shirat kanë filluar të godasin jugun e Floridës. Evakuohuni që tani, jo pas një dite jo pas një ore, tani!
Kjo është një stuhi vdekjeprurëse, dhe shteti ynë kurrë nuk ka parë ndonjë gjë të tillë”, ka thënë Guvernatori.