Ballina Bota Manchester City/ Raheem Sterling rinovon kontratën, bëhet lojtari më i paguar në...

Manchester City/ Raheem Sterling rinovon kontratën, bëhet lojtari më i paguar në Premier League

Sulmuesi i Manchester Cityt ka rënë dakord gojarisht për një kontratë luksoze 5 vjeçare.

Kontrata e tij akktuale skadon në vitin 2020 dhe bisedimet për një zgjatje të kontratës kanë nisur që muaj më parë. 

Sapo kontrata të firmoset, e cila do të jetë rreth £300,000 në javë, Sterling do të bëhet lojtari më i paguar në Premier League.

23 vjeçari u bashkua me blutë nga Liverpuli në vitin 2015 dhe i kushtoi City-t 49 milion paund.

Ka qënë shumë me vlerë për skuadrën e City-t, sidomos mbas ardhjes së Guardiolës ku lojtari sezonin e kaluar shënoi 18 gola duke fituar kështu dhe titullin kampion. 

Kontrata e re do ta bëjë Sterling lojtarin Britanik më të paguar në botë.