Ballina Bota Massimiliano Allegri flet në lidhje me “çështjen” Cristiano Ronaldo dhe nëse do...

Massimiliano Allegri flet në lidhje me “çështjen” Cristiano Ronaldo dhe nëse do të jetë i aftë të luaj të Shtunën

“Ronaldo po ja del mire. Në lidhje me gjërat që po i ndodhin (akuzat e përdhunimit) nuk di të them sepse vetëm tre muaj kam që e njoh. Ajo çfarë mund të them është që në 15 vjet të karrierës së tij ai ka treguar gjithmonë një profesionalizëm të lartë në fushën e lojës por edhe jashtë saj, seriozitet jashtë dhe brënda saj dhe përtej këtyre ai është një djalë që e ka dedikuar veten në punën në grup dhe akoma e bën, kjo do të thotë shumë gjëra.”

“Për pjesën e kthimit në fushën e lojës do të thoja që ai është gati të kthehet. Siç e kam thënë më parë, e shikoj Cristianon të qetë, është trajnuar mjaft mirë.Ditën e djeshme ai përfundoi një trajnim të goditjeve të penalltive bashkë me Mandzukiç, Kean dhe Cancelo. Ai është i qetë, është gati të kthehet përsëri dhe siç e kam thënë më parë profesionalizmi dhe serioziteti jashtë dhe brënda fushës nga ana e tij janë të padiskutueshme.”