Ballina Bota Mbyllen të gjitha rrjetet sociale, kërcënojnë barazinë etnike në këtë vend

Mbyllen të gjitha rrjetet sociale, kërcënojnë barazinë etnike në këtë vend

Në përpjekje për të shuar grindjet etnike në vend, qeveria e qytetiti të Sri Lanka në Azinë Jugore, ka vendosur mbylljen e rrjeteve sociale si Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Viber.

Autoritetet qendrore dhe vendore të Sri Lanka, kanë njoftuar se njerëzit po përdornin mediat sociale, për të nxitur dhunë ndaj pakicës muslimane.

Në këtë qytet, dhuna ka filluar që në luftën civile, por vazhdon të jetë prezente edhe ditët e sotme.

Ndaj për të shmangur ndonjë incident të madh mes njerëzve, qeveria vendosi pezullimin e të gjitha rrjeteve socilae, i cili do të jetë i përkohshëm.

Ndërkohë vetë mediat sociale, veçanërisht Facebook, nëpërmjet platformave të tyre, po përpiqen që të shuajnë censurën dhe urrejtjen mes njerëzve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook