Ballina Bota Mësoi se bashkëshorti e tradhëtonte, gruaja xheloze zhvesh të dashurën e tij...

Mësoi se bashkëshorti e tradhëtonte, gruaja xheloze zhvesh të dashurën e tij në mes të rrugës dhe e lyen me salcë peshku e spec djegës

Një grua xheloze ka zhveshur në mes të rrugës një femër tjetër, sepse mendonte se ishte e dashura e burrit të saj.

Pas e zhveshi gruaja e lyu 30-vjeçaren me salcë peshku dhe spec djegës pluhur.

Giang Jun po punonte në parukerinë e saj në Thanh Hoa, Vietnam kur gruaja e zemëruar e sulmoi duke e akuzuar se ajo kishte kryer marrëdhënie me bashkëshortin e saj.

Gruaja raportohet se e kapi Giang nga flokët dhe e nxorri jashtë në rrugë përpara se ti shqyente rrobat e ta lyente me salcë peshku.

Më pas trupin e zhveshur të 30-vjeçares e lyu me pluhur speci djegës.

Sipas dëshmitarëve gruaja kishte qenë e martuar për 10 vite por pronarja e kozmetikës ia kishte shkatërruar martesën.

Viktima nuk tregoi rezistencë gjatë dhunës së ushtruar ndaj saj dhe u shtrua në spital për shkak të djegieve të shumta të shkaktuara nga speci djegës.

Policia tha se vajza e dhunuar është identifikuar dhe po inkurajohet për të ngritur padi, megjithëse ka frikë nga pasojat.

Zyrtarët e policisë njoftuan se gruaja mund të akuzohet për plagosje me dashje ndaj një personi tjetër, si dhe për prishjen e qetësisë publike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook