Ballina Bota Ministri i jashtëm i Greqisë nuk kursehet: Marrëdhënia me Shqipërinë, një çmenduri...

Ministri i jashtëm i Greqisë nuk kursehet: Marrëdhënia me Shqipërinë, një çmenduri e vërtetë

Nikos Kotzias, Ministri i jashtëm grek bën një analizë të marrëdhënieve me Shqipërinë, 
duke nënvizuar se këto marrëdhënie karakterizohen nga një paradoks.

Ai u shpreh në lidhje me admirimin dhe mosbesimin që vendi jonë ka kundrejt shtetit helen.

Kotzias i bëri këto deklarata duke folur para një auditori partiak, në qytetin e Kozanit.

Kotzias:  Kisha fatin të flas në Universitetin e Tiranës dhe iu fola me zemër në dorë. Iu thashë që ka një çmenduri në marrëdhëniet tona. Ka një paradoks: Zgjoheni në mëngjes, dëgjoni muzikë greke, lëvizni plot gaz me atë muzikë dhe befas priteni pak me brisk e për këtë nisni të shani Greqinë.

Kotzias: Është çmenduri. Nga njera anë e adhurojnë Greqine, mos e harroni kurrë këtë: na adhurojnë- dhe nga ana tjetër ka një mosbesim, një nacionalizëm dinamik

Ministri i Jashtëm grek ka shtuar më tej se gjatë mandatit të tij në krye të diplomacisë greke, Athina zyrtare ka bërë dy gjëra në drejtim të Shqipërisë.

Kotzias: E para, iu propozuam një paketë për të vënë të gjitha çështjet për t’i zgjidhur; jo atë çame –çështje të tilla nuk kanë asnjë punë në paketë. Të marrë pala shqiptare ato që kërkon, të heqim ligjin e gjendjes së luftës –megjithëse nuk e di pse konsiderojmë që jemi ende në luftë. Të zgjidhim çështjet konsullore. Por edhe ata duhet të pranojnë ndërtimin e varrezave ushtarake grek, të zgjidhet me të vërtetë dhe thelbësisht çështja e delimitimit të kufirit detar dhe zonave ekskluzive ekonomike, etj. 

Ndërsa përsa i përket aspiratës së vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian, ministri i jashtëm grek tha se është pak e mirëpritur.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Betimi i qeverisë së re, mesazhet që Meta i tha “sy për sy” ministrave dhe Edi Ramës

Ndërkohë ai nuk i kurseu kritikat kundrejt qeverive të mëparshme Greke pasi ato kanë qenë shumë dorëlëshuar me vendin tonë.

Tani, tha ministri i Jashtëm grek, perëndimorët duan të hapin negociatat për anëtarësim dhe kishin vënë vetëm një kusht: reformën e sistemit gjyqësor. Por Athina vuri dhe kushte të tjera.

Kotzias: Ne u vumë pesë kushte, që u përfshinë të gjitha dhe këtë nuk e prisnin as shqiptarët as miqtë e tyre në Komisionin Europian. Përmend: -Mbrojtjen e pronës, veçanërisht pronat e minoriteteve, -mbrojtjen e minoritetit autentik grek në Shqipëri,
-luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.