Ballina Bota MISTERI/ Çfarë ndodhi mesnatën e djeshme mes Izraelit dhe Rusisë në qiejt...

MISTERI/ Çfarë ndodhi mesnatën e djeshme mes Izraelit dhe Rusisë në qiejt sirian (FOTO & VIDEO)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e cilësoi si rezultatin e një zinxhiri rrethanash tragjike përplasjen e avionit spiun rus në Siri mesnatën e djeshme në një zonë ku po kryenin operacion edhe një fregatë franceze dhe avionë izraelitë.

Avioni spiun rus Il-20 u zhduk nga radarët mbrëmë në orën 23:00 fill pasi katër avionë F-16 të Izralit kishin hyrë në të njëjtën zonë dhe po sulmonin me bomba të telekomanduara disa baza të Iranit pranë Latakias.

Në atë moment, avionëve izraelitë iu përgjigjen forcat anti-ajrore të Sirisë, të cilët lëshuar disa rraketa SA 200, paraardhëset e S-300.

Duket se njëra prej tyre ngatërroi objektiv dhe në vend që të godiste avionët izraelit, goditi avionin spiun rus, i cili ishte duke u ulur për në bazë.

Në lidhje me këtë, rusët kanë akuzuar Izraelin si shkaktër të kësaj tragjedie pasi sipas ushtrisë së Rusisë, avionët izraelit përdoren avionin rus si mburojë duke u fshehur pas tij në mënyrë që mbrojtja anti-ajrore e Sirisë të mos mund t’i godiste.

“Ata nuk na njoftuan për sulmin dhe u fshehën pas avionit tonë. Na thanë vetëm 1 minutë para sulmit dhe në një kohë aq të shkurtër, avioni ynë nuk kishte se si mund të largohej na zona e rrezikut”, u shprehen autoritetet ruse.

Në avionin spiun rus kishte 14 persona, ndërsa sëfundmi kanë dalë edhe pamjet e përplasjes së tij në tokë.