Ballina Bota Mos e përdorni kurrë telefonin në dush! Ja fati tragjik i 17-vjeçares

Mos e përdorni kurrë telefonin në dush! Ja fati tragjik i 17-vjeçares

Një adoleshente humbi jetën kur po bënte dush, vetëm disa momente pas i ra celulari në tokë.

Nëna gjeti trupin e 17-vjeçares të shtrirë në kabinën e shtëpisë së tyre në Francë.

Sipas raporteve, ajo po përpiqej të shihte një njoftim kur i ra nga duart. Telefoni ishte ende i lidhur me një karikues të vjetër që kishte kabëll të dëmshëm dhe u lidh drejtpërdrejt me një prizë elektrike.

Inferemierët arritën me urgjencë në vendngjarje, por nuk arriti ti shpëtonte jetën. Mjekët besojnë se vajza vdiq nga një atak në zemër që u shkaktua nga goditja elektrike.