Ballina Bota Moti i keq në SHBA/ Cikloni godet brigjet lindore, numërohen 5 viktima...

Moti i keq në SHBA/ Cikloni godet brigjet lindore, numërohen 5 viktima (Foto)

Një ciklon ka goditur brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e për pasojë 5 persona kanë humbur jetën.

Moti i keq ka sjellë erëra me forcën e uraganeve dhe shira të rrëmbyeshëm, duke sjellë përmbytje dhe anulim fluturimesh transportesh hekurudhore.

Si pasojë e stuhisë, shumë automjete janë përmbytur në brigjet e Massachusetts dhe deri tani numërohen pesë viktima.

Bëhet fjalë për një grua 77 vjeçare, e cila u godit nga një pemë përpara shtëpisë së saj në Baltimora, një burrë dhe një fëmijë 6 vjeçar në Virginia, një djalë 11 vjeç në shtetin e New York dhe një burrë ka humbur jetën në Newport, në Rhode Island.

Shkollat dhe zyrat janë mbyllur pasi shirat kanë sjellë përmbytje të mëdha.

Forcat policore i kanë ardhur në ndihmë shumë njerëzve të bllokuar në makinat e tyre.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1171″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook