Ballina Bota Mrekullisht është gjallë! Djalit 12-vjeçar i kalon druri nga kraharori në qafë...

Mrekullisht është gjallë! Djalit 12-vjeçar i kalon druri nga kraharori në qafë (Foto)

Një djalë 12-vjeçar nga India ka shpëtuar mrekullisht, pasi një degë peme 1.2 metra e gjatë ka shpuar gjoksin e tij dhe ka kaluar në qafë.

Bishnu Mahakud i ka mbijetuar mrekullisht incidentit të tmerrshëm, që ndodhi kur ai aksidentalisht ra nga një pemë teksa po mblidhte manaferra në fshatin Dhangadadiha, Keonjhar në Gjirin e Bengalit.

Dega e gjatë çau kraharorin e tij dhe doli nga qafa.

Bishnu u dërgua menjëherë në spital nga vendasit. Ai ju nënshtrua në operacioni dhe pas 3 orësh arritën që t’ia hiqnin në mënyrë të sigurtë degën e pemës.

Pas një operacioni të gjatë dhe një përkujdesje intensive prej 72 orësh nga mjekët, djaloshi 12-vjeçar arriti të shpëtojë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1579″ sortorder=”15247,15248,15250,15251,15249″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook