Ballina Bota Muzeu i Londrës ringjall princesh Dianën me publikimin e veshjeve të saj

Muzeu i Londrës ringjall princesh Dianën me publikimin e veshjeve të saj

Princeshë Diana, një femër me shije që ndërthuri modën me siluetën mbretërore dhe mjaft e dashur me njerëzit, u bë shpejt një ndër figurat më të famshme të shekullit 20. Stili i saj në ë veshur tërhoqi vëmendjen jo vetëm në Britani por në të gjithë botën  ku u kthye dhe në një ikonë të modës.

Shumë janë munduar ë duken si ajo por dhe të përftojnë shijen e saj siç kanë bërë  dhe princesha Kate Middleton dhe dukesha Meghan Markle, bashkëshortet përkatëse të dy djemve të princesh Dianës. 

Në muzeun e Londrës është shfaqur koleksioni i veshjeve më të bukura të princeshë Dianës, ku vihet re menjëherë bukuria dhe klasi që vetëm ajo mund ta sillte. Ndër to vihen re fustane dhe kostume me shumëllojshmëri copash dhe ngjyrash të ëmbla duke lënë një shije delikatese. 

Në keto veshje duket sikur princesh Diana ka lënë ë trashëgimi për krejt botën dhe ku të lë ndjesinë se sdo të ketë një të dytë si ajo. 

Ajo ishte princesha që bëri për vete botën me thjeshtësinë e saj dhe me klasin që e karakterizonte. “Princeshë lind, nuk bëhesh”- duket sikur thonë veshjet e saj.