Ballina Bota Ndahet nga jeta në Liliane Bettencourt, gruaja më e pasur në botë

Ndahet nga jeta në Liliane Bettencourt, gruaja më e pasur në botë

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare, gruaja më e pasur në botë, Liliane Bettencourt.

Lajmi për ndarjen nga jeta të trashëgimtares së kompanisë gjigande kozmetike franceze “L’Oreal”, u bë i ditur nga vajza e saj përmes një mesazhi në rrjetet sociale. 

“Liliane Bettencourt ndërroi jetë mbrëmjen e shkuar, në shtëpinë e saj. Nëna ime iku në paqe”, thuhet në mesazhin e vajzës së saj Francoise Bettencourt Meyers.

Bettencourt kishte dalë rrallë në publik që pas momentit kur ishte tërhequr nga bordi drejtues i “L’Oreal”.

Por pavarësisht kësaj emri i miliarderes mbeti në titujt e parë të gazetave më të njohura në botë. pas përpjekjes së disa familjareve të saj.

Bettencourt, aksionerja kryesore e gjigantit kozmetik, ishte personi i 14-të më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, dhe gruaja më e pasur në botë.

Forbes e vlerësoi pasurinë e saj neto në muajin mars, në vlerën 39.5 miliardë dollarë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook