Ballina Bota “Ndalohet hyrja për fëmijët”, nisma e një restoranti ngjall polemika

“Ndalohet hyrja për fëmijët”, nisma e një restoranti ngjall polemika

Ndalohet hyrja për fëmijët! Nuk bëhet fjalë për një vend të rrezikshëm apo jo të përshtatshëm për fëmijë, por thjesht dhe vetëm për një restorant.

Lokali gjerman ‘Oma’s Küche’, e ka ndaluar kategorikisht praninë e fëmijëve të vegjël, për shkak se shqetësojnë klientët e tjerë me të qarat e tyre de rrëzimin e ushqimit.

Pronari Rudolf Mark, deklaroi se pas orës 17.00 në lokal nuk mund të hyjnë fëmijë më të vegjël se 14 vjeç.

“Klientët ankoheshin se donin të kalonin një mbrëmje të këndshme me një shishe verë përpara, por se çdo herë fëmijët prishnin planet e tyre. Ata hidhnin ushqimin, vraponin në të gjithë lokalin, bërtisnin dhe fshiheshin poshtë tavolinave dhe mysafirët e tjerë humbnin durimin”, tha ai për mediat.

Mark tha se sjellja e fëmijëve cilësohej e papranueshme për shumë nga klientët, duke rrezikuar seriozisht aktivitetin e tij. Por ai shton se në këtë vendim nuk bëhet fjalë për diskriminim, por për shkak se prej tyre biznesi ishte në rrezik.

Por klientët bazuar në vendimin e marrë u ndanë në dy kategori, në ata që i dolën në krahë Mark dhe të tjerë që ju kthyen kundër, madje pati nga ata që e kërcënuan.