Ballina Bota Ndërhyrjet politike në vendet fqinje/ BE i vë “kufirin” Ramës: Mjaft me...

Ndërhyrjet politike në vendet fqinje/ BE i vë “kufirin” Ramës: Mjaft me trazira në rajon, mund të…

Pas deklaratës së kryeministrit Rama, se Shqipëria dhe Kosova mund të kenë një president të përbashkët, ka ardhur dhe reagimi i Komisionit Europian.

Zëdhënësja e KE, Catherine Ray, tha se këto deklarata janë të papranueshme dhe sjellin trazim në rajon.

“Deklaratat, që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje, nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore,” tha ajo.

“BE pret që në të gjithë rajonin, të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese”.

“BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook