Ballina Bota Më në fund! Ja si mund të dëgjoni muzikë pa u ndërprerë...

Më në fund! Ja si mund të dëgjoni muzikë pa u ndërprerë nga reklamat

Youtube ka nisur një shërbim të ri abonimi, që do lejojë njerëzit të shohin video pa u shqetësuar nga reklamat.

Me një pagesë prej 11.99 dollarë në muaj, abonimi në paketën Premium i ofron përdoruesve lundrim pa ndërhyrje.

Kjo është hera e parë që Youtube i kërkon njerëzve që të paguajnë, edhe pse në Amerikë ekziston një abonim i ngjashëm i quajtur Youtube Red.

Kjo pagesë jep akses në edhe në Yotube Music, një rival i Spotify dhe Apple Music që përdor inteligjencën artificial të Google për të ofruar rekomandime për përdoruesit bazuar në videot që kanë klikuar përdoruesit më parë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook