Ballina Bota Në këtë shtet njerëzit paguajnë për të hyrë në burg

Në këtë shtet njerëzit paguajnë për të hyrë në burg

Duket e pabesueshme por është e vërtetë. Në Korenë e Jugut me qindra persona po paguajnë vetëm që të hynë në burg.

Patjetër që nuk është njv burg shtetëror por një burg privat që i ka kufizimet e një burgu shtetëror. Dhe arsyeja e vetme që këta persona preferojnë të burgosen është që të shpëtojnë nga stresi i punës.

Ndoshta ne shqiptarët habitemi pasi ende jetojmë në varfëri e papunësi por edhe puna e tepër të shkakton shumë stres dhe bëhet shkak i shumë sëmundjeve. Prandaj koreanët po vendosin që të paktën të qetësohen e të largojnë stresin.

Në momentin që hynë në burg s’ka liri e telefona me Facebook-ë e Instagram-ë por vetëm shoqëri me të burgosur të tjerë./albeu