Ballina Bota Në New York janë vendosur statuja të Donald Trump që ftojnë qentë...

Në New York janë vendosur statuja të Donald Trump që ftojnë qentë të urinojnë në to

Një seri statujash të vogla që paraqesin presidentin amerikan, Donald Trump me një tabelë, në të cilën shkruan “Urino mbi mua” janë vendosur në Brooklyn-in.

Artisti Phil Gable është ai që ka vendosur statujat rreth Park Slope pak ditë më parë. “Ishte pjesërisht një shërbim publik. Meqënëse kam një qen e di mirë se njerëzit mërziten kur qentë urinojnë në vazot e tyre të luleve. Por instikti i qenve është që të urinojnë aty ku kanë shkuar qentë e tjerë, dhe mendova se ata kanë nevojë për një vend të këndshëm për të kryer nevojat e tyre. Kështu që ata nuk do të kryejnë nevojat personale më në vazot e luleve. Edhe pse e di që do të përballem me shumë kritika kjo ishte edhe një shprehje personale e përbuzjes sime për Donald Trumpin, si President dhe si qenie njerëzore. E bëra më të ri në moshë pasi mendoj se ai kështu e sheh ende veten”, ka thënë Gable për Daily mail.