Ballina Bota Nëse doni të ndiheni të motivuar, ju duhet vetëm një orë inteligjente...

Nëse doni të ndiheni të motivuar, ju duhet vetëm një orë inteligjente vieneze. Ja përse…

Nuk dërgon njoftime dhe as nuk mat rrahjet e zemrës, por thjesht tregon orën dhe shfaq herë pas here shprehje frymëzuese.

Quhet ‘Quotes Watch’ dhe është në fazë financimi nga ‘Kickstarter’.

Është një orë për të gjithë ata që duan të ndihen të motivuar gjatë gjithë kohës.

Kjo orë është prodhuar nga një kompani vieneze, e njohur në këtë fushë.

Produkti më i fundit i tyre është në orë inteligjente, e ndërtuar në formë kuadrati me teknologji e-paper dhe që konsumon shumë pak bateri.

Ajo lidhet me një aplikacion, i cili lejon ngarkimin e një sërë shprehjesh të famshme në bazë të preferencave dhe gjithashtu jep mundësinë të shtohen shprehje vetjake.

Me anë të aplikacionit mund të zgjidhet edhe frekuenca me të cilën rifreskohen shprehjet dhe gjithashtu stilin grafik të përzgjedhur për ekran.

Në të njëjtën kohë, mund të jepet mundësia të shfaqen në ekranin e orës edhe mesazhet që vijnë nga miqtë apo edhe të rejat e fundit nga Twitter, njofton PCW.

Kjo orë mendohet të kushtojë midis 75 dhe 99 dollarëve dhe dita e daljes në publik do të jetë 26 prilli.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook