Ballina Aktualitet Neymar i jep fund lidhjes 5 vjeçare me aktoren e njohur braziliane

Neymar i jep fund lidhjes 5 vjeçare me aktoren e njohur braziliane

Futbollisti i njohur brazilian i ka dhënë fund lidhjes së tij disa vjeçare me një nga aktoret e njohura. Bëhet fjalë për Neymar, sulmuesi i PSG-së duket se i ka dhënë fund lidhje së dashurisë me bukuroshen Bruna Marquezine.

Ndarjen e ka konfirmuar vetë aktorja braziliane nëpërmjet një deklarate, e cila thotë:

Me Neymarin u ndamë dhe ishte vendimi i tij. Nuk ishte një traumë. Mes meje dhe Neymarit ka ende shumë respekt dhe afeksioni kundrejt njëri-tjetrit do të mbetet, ashtu sikurse edhe momentet e bukura që kemi përjetuar së bashku.

Kujtojmë se bukuroshja Marquezine dhe futbollisti i njohur e nisën historinë e tyre të dashurisë në vitin 2013, por pas kësaj ka pasur disa ndarje e bashkime. Tani është për tu parë në qoftë se kjo do të jetë ndarja përfundimtare e çiftit apo do të kemi sërish një ribashkim.