Ballina Aktualitet Ngjarje e mistershme në Itali. Shqiptari denoncon të dashurën e zhdukur, dhe...

Ngjarje e mistershme në Itali. Shqiptari denoncon të dashurën e zhdukur, dhe më pas var veten

Në Cornuda të Trevisos 50-vjeçari me origjinë shqiptare ka kryer vetëvrasje brenda banesës së tij pas denoncimit për zhdukjen e të dashurës së tij.

Gjendet i pajetë qytetari i quajtur Paskal, i cili bashkëjetonte me një ukrainase deri në momentin kur ajo u zhduk.  

Sipas mediave italiane më 17 nëntor ai kishte denoncuar zhdukjen pa lënë gjurmë të së dashurës me të cilën bashkëjetonte, 43 vjeçaren me origjinë nga Ukraina Sofiya Melnyk.

Nuk përjashtohet mundësia që të dyja ngjarjet mund të kenë disi lidhje me njëra-tjetrën. Ndërkohë, makina e gruas u gjet në zonën e ‘Forcella Mostaçit’. Pavarisisht se është gjetur mjeti i gruas, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të saj.

Karabinierët po kontrollojnë kryesisht në zonën e pyllëzuar të Montellos ku kane ngritur edhe një helikopter. Po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe kërkimet për gjetjen e gruas së zhdukur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook