Ballina Bota Nigeri/ Fluturonte pa derë, avioni tremb për vdekje pasagjerët gjatë uljes

Nigeri/ Fluturonte pa derë, avioni tremb për vdekje pasagjerët gjatë uljes

Një avion i kompanisë “Dana Air” gjatë uljes në aeroportin e Lagos, Nigeri ka pësuar një incident i cili i ka trembur për vdekje pasagjerët.

Gjatë uljes në aeroport, dera e daljes së emergjencës është shkëputur papritmas dhe është rrëzuar brenda aeroplanit.

Shkëputja e derës, rrezikoi goditjen me ndonjë nga pasagjerët, të cilët u tmerruan kur panë që avionit i kishte fluturuar dera.

LEXO EDHE:  INVESTIGIMI/ Ndalohet prodhimi dhe importi i këtij shurupi, drogonte njerëzit

Pas momentit të trembjes, pasagjerët filmuan me celularët e tyre atë qe kishte ndodhur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook