Ballina Bota Nuk e la gruaja të udhëtonte me shokët, ajo se çfarë bëjnë...

Nuk e la gruaja të udhëtonte me shokët, ajo se çfarë bëjnë tifozët meksikan do t’ju shkrijë së qeshuri (Foto)

Një grup personash nga Meksika kishin vendosur të udhëtonin drejt Rusisë për të ndjekur ndeshjet e botërorit për të mbëshetur kombëtaren e tyre.

Por për shkak të një ideje brilante që ka të bëjë me shokun e tyre ato janë bërë mjaft të famshëm në rrjetet sociale.

Pesë burra nga Durango, ‘të martuar’ kishin vendosur të udhëtonin drejt Rusisë me një autobus tipik meksikan.

Ata kishin arritur deri në atë pikë sa të mbulonin të gjithë shpenzimet e këtij udhëtimi të shtrenjtë por në fund morën njoftimin që të gjithë kishin frikë.

Javier, njëri prej tifozëve u dha lajmin se nuk mund të vinte. Arsyeja ishte bashkëshortja, e cila ishte kundër këtij udhëtimi.

4 tifozët e tjerë vendosën të lënë pas dëshpërimin. Ata donin me çdo kush që Javier të ishte me ta dhe krijuan një karton me përmasat e tij ku në bluze shkruajtën “nuk më la gruaja”.

Udhëtimi nisi në prill të këtij viti dhe 4 tifozët arritën në momentin e duhur në Rusi, pak para se të luhej ndeshja hapëse mes vendasve dhe Arabisë Saudite. Por gjatë rrugës 4 tifozët hapën një faqe në ‘facebook’ ku postonin të gjithë fotot e bëra me Javier-in karton. Çuditërisht suksesi nuk mungoi. Deri më tani kjo faqe ndiqet nga mbi 181 mijë ndjekës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook