Ballina Bota Nuk ka paqe për Neymar, simulimet e tij përfundojnë në Pornhub

Nuk ka paqe për Neymar, simulimet e tij përfundojnë në Pornhub

Bota sociale i ka shpallur luftë stimulatorëve. Neymar është bërë objektivi numër një i cili nuk mund të rri pa simuluar.

Nuk mjaftonin “meme”-t e pafundme në rrjetet sociale ku shihet se si rrotullohet në fushë, qan dhe simulon sapo preket sadopak nga kundërshtarët.

Tashmë, Neymar është bërë objekt talljeje edhe nga Pornhub, faqja pornografike që ka krijuar 3 kategori që i kushtohen sulmuesit brazilian.

“Diving”, “public humiliation” dhe “crying” (hedhje, poshtërim publik dhe vajtim) quhen këto kategori që shoqërohen me fotot e lojtarit të PSG.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook