Ballina Bota Nuk kishin paguar tarifën, shkolla mbyll vajzat 5-vjeçare në bodrum

Nuk kishin paguar tarifën, shkolla mbyll vajzat 5-vjeçare në bodrum

Një shkollë në New Delhi, Indi ka përdorur masa drastike për të marrë pagesat e tarifës së shkollës nga prindërit e nxënësve të saj.

Dyshohet se rreth 16 vajza të kopshtit u mbyllën brenda bodrumit të shkollës derisa borxhi të shlyhej.

Prindërit e nxënësve të shkollës publike Rabea Girls në Hauz Qazi pohojnë se fëmijët ishin të mbyllur në bodrum nga ora 7:30 deri në orën 12:30 në një nxehtësi ekstreme.

Fëmijët 5-vjeçarë dyshohet se u mbajtën të mbyllur në bodrum për reth 5 orë.

Policia ka regjistruar padinë ndaj shkollës dhe kanë nisur hetimin e çështjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook