Ballina Bota Operacion i madh policor në Greqi, shpërbëhet banda e drogës, arrestohen 21...

Operacion i madh policor në Greqi, shpërbëhet banda e drogës, arrestohen 21 persona

Policia greke ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Athinë, ku ka shkatërruar një bandë trafikantësh droge.

Kjo bandë e arrestuar nga policia mbahet përgjegjëse edhe për disa vjedhje në distriktin e Exarchias në Athinë.

21-persona janë arrestuar, shumica e të cilëve janë shqiptarë. Operacioni i gjerë policor mësohet se është zhvilluar orët e para të mëngjesit të së premtes.

“Synimi i shqiptarëve që trafikonin kokainë dhe kanabis ishte të bëheshin “baronë” në kryeqytetin grek”, shkruajnë mediat greke.

Policia greke nuk ka dalë ende më një njoftim për media lidhur me detajet e operacionit dhe të personave të vënë në pranga.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook