Ballina Aktualitet Operacioni italo-holandez godet bandën shqiptare, kapet 1 ton drogë, në pranga 14...

Operacioni italo-holandez godet bandën shqiptare, kapet 1 ton drogë, në pranga 14 persona

Policia e Firences në bashkëpunim me policinë holandeze ka kryer një operacion të madh kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni është shkatërruar organizata ndërkombëtare të trafikut të drogës si dhe janë sekuestruar mbi një ton lëndë narkotike, Cannabis Sativa.

Dyshohet se pikënisja e drogës është Shqipëria ku transportohet drejt Italisë, dhe m pas kalonte drejt Hollandës.

Në përfundim të operacionit të përbashkët në pranga kanë përfunduar 14 persona, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve të ndaluara, ndërkohë që është sekuestruar një ton drogë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook