Ballina Bota Operacioni në Tajlandë, shpëtohen të gjithë fëmijët e bllokuar në shpellë (Video)

Operacioni në Tajlandë, shpëtohen të gjithë fëmijët e bllokuar në shpellë (Video)

12 fëmijët tajlandezë të bllokuar në shpellë që prej 2 javësh janë shpëtuar më në fund nga forcat detare.

Lajmin e bëjnë të ditur marina tajlandeze përmes një postimi në Facebook duke publikuar gjithashtu dhe një video gjatë momenteve të shpëtimit të fëmijëve.

“Të 12 futbollistët e Wild Boars dhe trajneri janë nxjerrë nga shpella Hooyah!” thuhet në postim. Marina më pas shkruajti: “Nuk jemi të sigurt nëse kjo është një mrekulli, një shkencë, apo çfarë. Të trembëdhjetët janë jashtë shpellës”.

Fëmijët do të qëndrojnë në spital për të paktën shtatë ditë pasi disa kishin temperaturë të ulët dhe disa të tjerë probleme me mushkëritë. 

Të vegjëlit duhet të mbajnë syze dielli pasi janë nxjerrë nga një vend i errët ku kanë qëndruar për më shumë se dy javë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook