Ballina Bota Pa dikë në vështirësi, dhëndri “braktis” nusen ditën e dasmës

Pa dikë në vështirësi, dhëndri “braktis” nusen ditën e dasmës

Nuk është menduar dy herë 32 vjeçari Zac Edwards, 32 vjeç, i cili ndërpreu setin fotografik në plazh për t’u zhytur në ujë që të shpëtonte një 18 vjeçar i cili po mbytej.

Dhëndri hero, nënoficer i marinës amerikane, sapo ishte martuar me Cindy-n e tij, 32 vjeçare, e cila nuk ishte kundër gjestit të bashkëshortit.

Përkundrazi, e inkurajoi duke i thënë: Dëgjo gruan tënde, ose ndryshe je në telashe”. Ngjarja ndodhi në Albama, të SHBA

Sipas ‘Daily Mail’, Zac dhe Cindy sapo i kishin thënë ‘po’ njëri tjetrit në altar dhe po pozonin për fotografitë e dasmës në plazh kur dëgjuan një grua të ulërinte.

Kjo e fundit, tregonte Jamel Robinson, një 18 vjeçar i cili rrezikonte të mbytej. Zak hoqi këmishën menjëherë, provoi të njëjtën gjë me pantallonat, por nuk kishte më kohë, pasi Jamel vazhdonte të largohej nga bregu për shkak të erës së fortë.

Dhëndri është zhytur menjëherë në ujë dhe u përpoq ta shpëtojë, edhe pse me vështirësi, derisa mbërritën forcat e ndërhyrjes së shpejtë për shpëtimin e plazhistëve.

“Jam i lumtur që e kam bërë një gjë të tillë”, është shprehur dhëndri i ri, i cili më vonë ka shtuar: “Mendoj se njerëzit e nënvlerësojnë oqeanin. Ajo ishte një ditë për ‘flamur të kuq’, ndaj notarët duhet të kenë shumë kujdes në raste të tilla.”

“E vlerësoj shumë”, ka thënë nga ana e tij Jamel për të falenderuar Zac që i shpëtoi jetën.

Pastori që celebroi martesën e ka lavdëruar dhëndrin për aktin kurajoz: “Ishte e mrekullueshme. Fakti që ky burrë sakrifikoi ditën e tij të veçantë për të shpëtuar dikë tjetër, është e admirueshme”.