Ballina Bota Pako e dyshimtë për bombë tmerron banorët, por ajo çfarë gjendet brenda...

Pako e dyshimtë për bombë tmerron banorët, por ajo çfarë gjendet brenda saj të bën të qeshësh me të madhe

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka patur një alarm për bombë pranë shtëpisë së sekretarit amerikan të thesarit Steven Mnuchin në Los Anxheles.

Frika nga terrorizmi i ka frikësuar shumë qytetarët nga incidentet e shumta që kanë ndodhur kohët e fundit.

Në çantën e dyshimtë ku besohet të kishte bombë, rezultoi të kishte asgjë tjetër veçse jashtëqitje kali.

Pakoja e mbushur me pleh u gjet në orën 19:40 pranë shtëpisë së Mnuchin në Bel-Air, tha policia.  Policia e pastroi paketën një orë më vonë dhe Shërbimi Sekret po heton për ngjarjen, tha BBC.

Fqinjët për mediat lokale ndërkohë u shprehën të revoltuar për incidentin.  “Ne kemi blerë 50 milionë dollarë shtëpinë dhe nuk mund të lëvizim, nuk mund të dalim”, tha bashkëshorti i aktores së ndjerë Zsa Zsa Gabor, Frederic von Anhalt, i cili ishte i bllokuar për dy orë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook