Ballina Bota Pamje drithëruese/ Motorristët me skafandra tentojnë të grabisin nënën dhe fëmijën e...

Pamje drithëruese/ Motorristët me skafandra tentojnë të grabisin nënën dhe fëmijën e saj 3 vjeç, ja ç’bëjnë më pas punëtorët e ndërtimit

Dy grabitës me motorra që vjedhin bizhuteri kanë sulmuar në mes të ditës një nënë bashkë me vajzën e saj 3-vjeçare.

Videon e publikoi aktorja Amanda Holden, pasi incidenti ndodhi pranë shtëpisë së saj në Londër.

Pamjet tregojnë katër burra që vijnë me dy motorra të fuqishëm në rrugën ku ndodhen mjaft pasanikë, ku shtëpitë shiten për më shumë se 3 milion paund.

Të gjithë burrat ishin të veshur me të zeza, ku dy nga ata ndalojnë në rrugë dhe presin ndonjë kalimtar të kalojë.

Kur gruaja me fëmijën e saj kaluan pranë tyre, dy burrat i afrohen duke i kërkuar sende me vlerë.

Policia tha se kriminelët ishin të armatosur. Nëna e shtangur merr fëmijën e saj në krahë dhe shkon në rrugë duke bërë që një kamion të ndalojë dhe tre punëtorë të zbresin dhe të ndjekin grabitësit me motorra.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook